Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, kanë zhvilluar një vizitë në terren në projektin e kogjenerimit, ku u shoqëruan edhe nga menaxheri i kontratës së këtij projekti.
Gjatë kësaj vizite, u diskutua në detaje mbi ecurinë e punimeve dhe procedurat aktuale, duke u informuar nga afër për fazën në të cilën ndodhet projekti. Po ashtu, u theksua përkushtimi maksimal për të bërë të pamundurën që ky projekt të përfshijë të gjitha lagjet, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Obiliqit.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.