Më rastin e muajit ndërkombëtar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, Komuna e Obiliqit , ka zhvilluar aktivitetet në kuadër të Fushatës Vetëdijesuese Kundër Trafikimit me Njerëz, Koordinatori i KLSP-së, njëherit edhe Shef i Kabinetit, z.Burim Gërguri,
së bashku me Zyren e Koordinatorit Nacional Kunder Trafikimit me Njerëz – MPB, e mbështetur nga ICITAP, duke bashkëpunuar me,
Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë dhe Sektorit për Bashkëpunim me Forumet e Sigurisë,
Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, kanë organizuar takim ku është diskutuar për fuqizimin e ndërgjegjësimit kundër trafikimit me njerëz.
Fushata vetëdijesuese ka filluar me datën 18 Tetor dhe do të zgjasë deri me datën 17 Nëntor me aktivitete të shumta në institucione të Komunës së Obiliqit për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.
“TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË!
TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!
MOS HESHT!
PARANDALO TRAFIKIMIN ME NJERËZ”

