Gjatë ditës së sotme, Komuna e Obiliqit ka realizuar shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me nevoja të veçanta në degën e Shoqatës Handikos, me rastin e festave të fundvitit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Nënkryetari i Komunës, z. Berat Gashi, Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Albertina Dedinca, përfaqësuesi i Shoqatës Handikos, z. Eljesa Terbunja, si dhe përfaqësuesi i ProCredit Bank, z. Bashkim Pllana.
Ky aktivitet ka për qëllim përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në frymën e solidaritetit dhe kujdesit social.