Sot në fshatin Bakshi është bërë votimi i projekteve në kuadër të projektit buxhetimi me pjesëmarrje, banorët e fshatit Bakshi fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, u informuan rreth mundësive të realizimit të 6 ( gjashtë) projekteve që janë propozuar me datën 28.07.2025.
Banorët e fshatit Bakshi mënyrë demokratike kan votuar për projektin: Asfaltimi i rrugës “Luftëtari” ku banorët e fshatiti Bakshi dëshmuan frymën e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit.
Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, ku qëllimi i këtij procesi ishte ofrimi i mundësisë së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.