Në takimin që u mbajt në Dardhishtë, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që mendojnë se janë më të nevojshme për qytetarët e Dardhishtës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i
Këshillit Lokal për Dardhishtë, z.Adburraman Mexhuani, i cili i inkurajoi të pranishmit për propozime.
Gjatë këtij takimi janë pranuar katër (4) propozime nga banorët:
1.Ndërtimi i parkut dhe parkingut tek Xhamia dhe rregullimi i objektit të komunitetit.
2.Ndërtimi i parqeve në tre lokacione (ku gjenden edhe fushat) dhe krijimi i këndeve të lojërave, si dhe parkingu tek varrezat.
3.Ndërtimi i kolektorit tek kanali kullues i KEK-ut.
4.Hapja e kanalit kullues dhe ndërtimi i rrugës së re prej Brecakve deri te Narteli.
Këto propozime do të finalizohen më 13 qershor në orën 18:00, ku banorët e Dardhishtës do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve në të ardhmen nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14 vjeçare.

