Komuna e Obiliqit ka mbajtur takim buxhetor në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje të Qytetarëve me banorët e Plemetinit
Në këtë takim, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, lidhur me projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, si dhe u njoftuan për projektet që janë duke u realizuar aktualisht dhe ato që janë planifikuar të realizohen në vitin 2026. Pas prezantimit, të pranishmit u ftuan të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për komunitetin e Plemetinit.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Kryetari i Këshillit Lokal për Plemetin, z. Vahudin Ibrahimi, si dhe përfaqësues të komunitetit Rom.
Nga ky takim kemi pranuar vetëm një propozim konkret nga banorët “Ndërtimi dhe renovimi i rrjetit të kanalizimit fekal dhe të ujërave të zeza në rrugët “Vllaznim Bashkim”, “Sokoli”, “Vidovdanska”, “Bregaj”, si dhe nga hekurudha deri te lumi Sitnica”