Në takimin që u mbajt në Mazgit të Lartë, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke u njoftuar edhe për projektet që janë duke u realizuar aktualisht si dhe për ato që janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2026. Pas prezantimit, të pranishmit u ftuan të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për komunitetin e Mazgitit të Lartë.
Gjatë këtij takimi, nga ana e qytetarëve është pranuar një propozim, që ka të bëjë me rregullimin e kanalizimit atmosferik dhe fekal, si dhe rregullimin e trotuarit në rrugën “Dita e Flamurit”, kërkesë kjo e cila është aprovuar.
I falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm, duke i ftuar që edhe në të ardhmen të jenë pjesë aktive e planifikimit të projekteve për përmirësimin e jetës në vendbanimet e tyre.