Në këtë takim, Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, i informoi banorët për procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për komunitetin e Sibocit.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Këshillit Lokal për Siboc, z. Afrim Mexhuani, i cili i inkurajoi qytetarët të paraqesin propozimet e tyre.
Gjatë takimit, banorët propozuan dy (2) projekte prioritare:
1.Funksionalizimi i shtëpisë për komunitet
2.Ndërtimi i kanalizimit në lagjen Sadiku
Këto propozime do të finalizohen më 1 gusht 2025, në orën 17:30, ku banorët e Sibocit do të vendosin përmes procesit të votimit.
Projektet tjera të propozuara do të mbeten pjesë e planifikimeve për investime të ardhshme nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14-vjeçare.