Komuna e Obiliqit ka mbajtur takim buxhetor me banorët e Raskovës në kuadër të projektit të buxhetimit me pjesëmarrje të qytetarëve.
Në këtë takim, Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, i informoi banorët për procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për komunitetin e Raskovës.
Gjatë takimit, banorët propozuan katër (4) projekte prioritare:
1.Ndërtimi i parkut Raskovë
2.Dislokimi i urës së metaltë
3.Rregullimi i stadiumit (rrethoja, muri dhe zhveshtoret)
4.Ndërtimi i trotuarit Raskovë-Milloshevë
Këto propozime do të finalizohen më 4 gusht 2025, në orën 18:30, ku banorët e fshatit Raskovë do të vendosin përmes procesit të votimit.
Projektet tjera të propozuara do të mbeten pjesë e planifikimeve për investime të ardhshme nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14-vjeçare.