Në takimin që u mbajt në Lajthishtë, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për qytetarët e Lajthishtës.
Gjatë këtij takimi janë pranuar katër (4) propozime nga banorët:
1.Ndërtimi i segmentit të rrugës “Sabedin Pllana”
2.Ndërtimi i rrugës “Ulpiana”
3.Ndërtimi i parkut në Lajthishtë
4.Ndërtimi i segmentit të rrugës në lagjen Kurshumlia, tek shkolla
Këto propozime do të finalizohen më 1 gusht në orën 18:30, ku banorët e Lajthishtës do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve të ardhshme nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14-vjeçare.