Komuna e Obiliqit ka mbajtur takim buxhetor me banorët e fshatit Breznicë, në kuadër të projektit të buxhetimit me pjesëmarrje të qytetarëve.
Në këtë takim, Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, i informoi banorët për procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për komunitetin e Breznicës.
Gjatë takimit, banorët propozuan katër (4) projekte prioritare:
1.Rregullimi i rrugës “Hysen Hajdari”
2.Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në Breznicë
3.Ndërtimi i trotuarit në rrugën “Hoxhë Breznica”
Këto propozime do të finalizohen më 5 gusht 2025, në orën 18:00, ku banorët e fshatit Breznicë do të vendosin përmes procesit të votimit.
Projektet tjera të propozuara do të mbeten pjesë e planifikimeve për investime të ardhshme nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit, nga mosha 14-vjeçare.