Në takimin që u mbajt në Dardhishtë, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që mendojnë se janë më të nevojshme për qytetarët e Dardhishtës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i
Këshillit Lokal për Dardhishtë, z. Abdurrahman Mexhuani, i cili i inkurajoi të pranishmit për propozime.
Gjatë këtij takimi janë pranuar nëntë (9) propozime nga banorët:
1.Ndërtimi i kolektorit (mbulimi i kanalit) në gjatësi prej 700 m
2.Ndërtimi i segmentit të trotuarit në rrugën “Ali Maloku” (prej lagjes Tërnava deri tek lagja Gashi)
3.Ndërtimi i trotuarit në rrugën “Nuhi Kelmendi”
4.Mbjellja e drunjve në rrugën “Nuhi Kelmendi”
5.Ndërtimi i fushës sportive dhe parkut (në lagjet: Halimaj, Fanaku, Sahiti)
6.Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në lagjen Zeqiri
7.Asfaltimi i rrugës “Hazir Merlaku”, segmenti i lagjes Dobratiqi
8.Asfaltimi i rrugës “Zhitia”, segmenti i katërt (lagja Kosumi)
9.Asfaltimi i rrugës “Qazim Gashi”, segmenti i lagjeve (Raqi, Bytyqi, Selimi)
Këto propozime do të finalizohen më 31 korrik në orën 18:30, ku banorët e Dardhishtës do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve në të ardhmen nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14 vjeçare.