Obiliq, 7 nëntor 2026 – Shkollat e Komunës së Obiliqit janë furnizuar me dru për ngrohje, duke siguruar vazhdimësinë e procesit mësimor dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë sezonit dimëror.
Ky furnizim është realizuar falë angazhimit të Kryetarit të Komunës, së Obiliqit z.Halil Thaçi në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, me synim që institucionet arsimore të jenë të përgatitura për përballimin e temperaturave të ulëta.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve në institucionet shkollore dhe në krijimin e një ambienti të sigurt e të përshtatshëm për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.


