Kampionati Shtetëror i Kosovës për Senior 2026 u mbajt me sukses në Obiliq, duke mbledhur sportistë dhe dashamirë të sportit nga mbarë vendi.
Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive morën pjesë Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, Nënkryetari i Komunës Berat Gashi, si dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për zhvillimin dhe avancimin e sportit në komunë.
Kryetari Halil Thaçi bëri hapjen zyrtare të kampionatit, ndërsa në përmbyllje ndau medaljet për garuesit më të suksesshëm, duke i përgëzuar për angazhimin dhe rezultatet e arritura.
Ky kampionat u organizua nga Kryetari Fatmir Makolli, me pjesëmarrjen e 7 klubeve nga Kosova, ndërsa organizator teknik ishte ArberFightClub – Obiliq, nën udhëheqjen e trajnerit Migjen Shala.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve sportive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe sportistët tanë.