Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Rinor Kurteshin, inspektuan nga afër heqjen e një deponie ilegale.
Sot në Plemetin ka vazhduar aksioni për eliminimin e deponive ilegale, në kuadër të përkushtimit institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Komuna e Obiliqit falënderon KEK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen në këtë aksion, i cili po realizohet në koordinim me Drejtorinë e Mjedisit.