Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin, z. Ibush Mjekiqi, dhe Drejtorin e DIL-së, z. Fatmir Bërbatovci, kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Roga”, e cila është duke u realizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i urës automobilistike në Graboc”.
Kryetari Gashi ka theksuar se: “Përfundimi i këtyre projekteve infrastrukturore përmirëson cilësinë e jetesës për banorët.”