Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, ka parë nga afër punimet që po zhvillohen për mbjelljen e drunjve dekorativë dhe krijimin e brezit të gjelbër.
Kryetari Thaçi ka falënderuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për mbështetjen, vënien në dispozicion të makinerisë dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e Obiliqit.
Ai theksoi se projekte të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit, rritjen e hapësirave të gjelbra dhe cilësisë së jetës për qytetarët.