Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Sevdije Berisha Krasniqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, z. Arif Pllana, realizuan vizita në shkollat e territorit të Komunës së Obiliqit.
Gjatë këtyre vizitave, ata panë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe identifikuan nevojat për ndërhyrje, me qëllim të përmirësimit të kushteve shkollore dhe krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për nxënësit e Komunës së Obiliqit.