Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me Nënkryetarin Berat Gashi, drejtorët komunalë, Kryesusin e Kuvendit Komunal dhe asamblistët, realizuan homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve, ku nderuan me respekt të thellë sakrificën dhe veprën e tyre për lirinë e vendit.
Në këto homazhe morën pjesë edhe përfaqësues të OVL-UÇK, si dhe Komandanti i Policisë, duke u bashkuar në një përkujtim dinjitoz dhe me mirënjohje të përhershme për kontributin e të rënëve për liri.
Të bashkuar në nderim dhe respekt, institucionet komunale dhe përfaqësuesit e tjerë riafirmuan përkushtimin për të ruajtur dhe çmuar gjithmonë veprën e dëshmorëve.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve!