Sot, pranë Lapidarit të Ferid Currit, u zhvilluan homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me Ekzekutivin, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, përfaqësues të OVL-së së UÇK-së, shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarë, bënë homazhe në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij.
Me këtë rast u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtimit dhe vlerave për të cilat ai kontribuoi, si dhe obligimi institucional dhe shoqëror për të nderuar sakrificën e tij.
Kujtimi dhe vepra e Ferid Currit mbeten të përhershme.