Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me familjarët, ekzekutivin dhe Komandantin e SP-së, bënë homazhe pranë varrit të dëshmorëve të Kombit Hasan Hasani në Mazgit dhe Mustafë Kastratit tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në 24 vjetorin e rënies,duke nderuar jetën dhe sakrificën e tyre për liri.
Dita e rënies së tyre është vetëm ditë e përjetësisë, ata jetojnë gjithmonë në kujtesën e Kombit.
Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!



