Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me familjarë të martirëve, ekzekutivin dhe bashkëpunëtorë, me homazhe nderuan jetën dhe veprën e martirëve të familjes Aliu në 26-vjetorin e rënies.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, theksoi se: “Liria jonë në themel i ka dëshmorët, martirët dhe gjithë ata që janë flijuar ndër breza.”
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!