Në fshatin Graboc u mbajtën homazhe në nderim dhe përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve: Mehaz Mjeku, Veli Mjeku, Behxhet Mjeku, Islam Mjeku, Fatmir Preniqi, Fejzullah Grajqevci, Rexhep Krasniqi, Sylejmon Shala, Sabrije Shala, Xhelal Shala, Jahir Lladrovci, Ramadan Krasniqi, Ismet Krasniqi, Avni Krasniqi, Sherife Berisha, Jehona Duraku, Ilir Ademi, Raba Ademi, Shpresa Ademi dhe Rrahime Ademi.
Në këto homazhe morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, Nënkryetari i Komunës Berat Gashi së bashku me ekzekutivin, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Ahmeti, asambleistët, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjarë të martirëve dhe dëshmorëve, si dhe qytetarë.
Të pranishmit nderuan me respekt dhe përulësi sakrificën e tyre, duke rikujtuar rëndësinë e kontributit të martirëve dhe dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit.