Në Lajthishtë u mbajtën homazhe në nderim dhe përkujtim të martirëve.
Në këto homazhe morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi së bashku me ekzekutivin, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Ahmeti, asambleistët, si dhe përfaqësues të OVL-së së UÇK-së.
Të pranishmit nderuan me respekt dhe përulësi sakrificën e martirëve, duke rikujtuar rëndësinë e kontributit të tyre për lirinë e vendit.Zyra për Informim, Obiliq.