Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorë bënë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, në 26 vjetorin e rënies duke nderuar jetën dhe veprën e tij për lirinë që sot e gëzojmë!
Kryetari Gashi është shprehur se: “Bahriu, do kujtohet përherë si një ndër mendjendriturit e lëvizjes sonë kombëtare, për aktivitetin e tij të zellshëm në rrugëtimin e gjatë e të mundimshëm për liri e pavarësi!”
I përjetshëm kujtimi për Heroin, Bahri Fazliu!
Lavdi!

