Në 25 vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me familjarët dhe bashkëpuntorë, bënë homazhe pranë varrit, duke vendosur kurorë me lule të freskëta, për të nderuar jetën dhe veprën e Bahriut për lirinë që sot ne e gëzojmë.
Kryetari Gashi, ka vlersuar lartë veprimtarinë e Heroit të Kombit, duke u shprehur se: “Bahriu me nofkën “Gëzimi”, do kujtohet përherë si një ndër mendjendriturit e lëvizjes sonë kombëtare, për aktivitetin e tij të zellshëm në rrugëtimin e gjatë e të mundimshëm për liri e pavarësi.”
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu!

