Në fshatin Stanovc u mbajtën homazhe në nderim dhe përkujtim të jetës dhe veprës së dëshmorit Murat Krasniqi.
Në këto homazhe morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, Nënkryetari i Komunës, Berat Gashi, së bashku me ekzekutivin, përfaqësues të OVL-së, familjarë të dëshmorit, si dhe qytetarë të shumtë.
Të pranishmit nderuan me respekt dhe përulësi sakrificën e dëshmorit Murat Krasniqi, duke rikujtuar kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.