Për nder të Ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Sami Ahmeti, si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë lapidarit në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq.
Me këtë rast u nderua sakrifica dhe kontributi i dëshmorëve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Të pranishmit shprehën mirënjohje dhe respekt të thellë për veprën dhe idealin e tyre, duke theksuar se kujtimi dhe nderimi për dëshmorët do të mbetet gjithmonë i gjallë në ndërgjegjen e qytetarëve.
Homazhet u zhvilluan në shenjë respekti dhe përkujtimi për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.