Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me familjarët e bashkëveprimtarët e Heroit, Nënkryetarin, Kryesusen e Kuvendit, asambleistë e ekzekutivin, bashkëpunëtorë e qytetarë, në ditëlindjen e 61-të, të Heroit të Kombit Fahri Fazliu, me homazhe pranë shtatores së Heroit e cila qëndron krenare në qytetin e Obiliqit, nderuan jetën dhe veprën e tij, duke lartësuar figurën e personalitetin, kontributin e sakrificën deri në vetëflijim për të jetuar të lirë dhe që sot të gëzojmë pavarësinë e vendit tonë.
Kryetari Gashi, theksoi se:”Heronjtë kanë vetëm ditëlindje, ne të gjallët ju përkulemi me respekt Heronjve të Kombit, kujtimi dhe lavdia për ta do të jetë i përhershëm dhe për jetë të jetëve!
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Kombit, Fahri Fazliu!
Lavdi të rënëve për liri!”
