Gjatë mbrëmjes së djeshme, nga ora 22:00, ekipet e KRM Pastrimi, në bashkëpunim me strukturat komunale, kanë realizuar pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në qytet.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe Nënkryetari i Komunës, z. Berat Gashi, si dhe Drejtori i DSHPE-së, z. Valon Svirca, të cilët nga afër kanë përcjellë punën e ekipeve në terren.
Ky angazhim ka për qëllim ruajtjen e pastërtisë publike, përmirësimin e kushteve mjedisore dhe krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët. Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe ambientit urban.