Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Obiliqit, sot është miratuar Plani Zhvillimor Komunal 2023-2031, një dokument tejet i rëndësishëm për gjithë qytetarët dhe Komunën e Obiliqit, me këtë raste Kryetari i Komunës së Obiliqit ,Xhafer Gashi, ka falënderuar Kryesuen e Kuvendit Komunal znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, dhe gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë, po ashtu ka përgëzuar për punën e madhe e angazhimin Drejtorinë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Pronë si dhe gjithë ekipin punues të këtij dokumenti dhe kompaninë konsulente Insi.
Kryetari Gashi, uroi gjithë bashkëqytetarët e Obiliqit, për këtë të arritur në jetësimin e Planit Zhvillimor Komunal, një dokument shumë me rëndësi, sepse ky dokument na ofron një vizion të qartë dhe përcakton orientimet e zhvillimit të ardhshëm ekonomik, shoqëror, fizik dhe hapësinor të komunës.
Urime bashkëqytetarë! Na priftë e mbara! Bashkë për Obiliqin modern!

