Drejtori i DPUKP-së, Arben Berisha së bashku me drejtoreshën e DMM-së, Fitore Hashani, kanë pritur në takim z.Isa Xhemajli, z.Avni Shala dhe Xhevat Grajçevci përfaqësues nga Korporata Energjetike e Kososvës (KEK)
Në këtë takim komuna e Obiliqit, zotohet t’i dal në ndihmë KEK-ut, në çdo situatë por tek rasti i rrugës qëndron në propozimin e tyre që rruga “Afrim Krasniqi” nuk mund të mbyllet pa u bërë hapja, trajtimi dhe qarkullimi i rrugës së propozuar alternative për qytetarët e zones, pra rruga pranë lagjes “Nici”, komuna e Obiliqit vazhdimisht ka theksuar rrezikshmërinë e rrugës aktuale “Afrim Krasniqi” e cila në këtë fazë paraqet rrezik të madhë për qytetarët që e ftrekuentonjë, kjo si pasojë e rrëshqitjeve dhe punimeve në minierë, andaj apelojnë tek KEK-u që së paku tani për tani, të bëhet trajtimi me disnivelin dhe thyrjet e nevojshme që së paku të bëhet mbushja në pjesën e rrëshqitjes, me të vetmen arsye mos të kemi fatalitete, sepse ajo rrugë frekuentohet çdo ditë nga qytetaret që jetojnë në ato fshatra.