Drejtoresha e Kulturës priti në takim artisten Hajrie Preniqi Gashi
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ilire Kelmendi Shema, priti sot në takim artisten e komunës sonë, znj. Hajrie Preniqi Gashi.
Gjatë takimit u vlerësua rrugëtimi i saj artistik, i ndërtuar me përkushtim të vazhdueshëm, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e folklorit tonë popullor.
Po ashtu, u diskutua për projekte të përbashkëta kulturore dhe artistike për vitin 2026 dhe për vitet në vijim, me synim forcimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në komunën tonë.