Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “KEK” ShA Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e VNM-së për Centralin Diellor PV “Kosova A” ( Solar 4 Kosovo I – Photovoltaic ) – Komuna Obiliq.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 26.09.2023 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Obiliqit – Rr. Adem Jashari nr.2. 15000 Obiliq, do të organizohet debat publik nga Kompania “KEK” ShA Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
Zoom:
Join Zoom Meeting
https://meet.google.com/vzn-sanm-uiv
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “KEK” ShA Prishtinë, Centralin Diellor PV “Kosova A” (Solar 4 Kosovo I – Photovoltaic ) – Komuna Obiliq.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.