Sot, më 14 Qershor, Komuna e Obiliqit shënoi 27-vjetorin e Çlirimit
Sot, më 14 Qershor, Komuna e Obiliqit shënoi 27-vjetorin e Çlirimit me një manifestim solemn të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës, z. Halil Thaçi, uroi të pranishmit për këtë ditë të veçantë, duke kujtuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave që kontribuuan për lirinë e atdheut.
Një ngjyrim të veçantë festës ia dhanë vëllezërit tanë Arbëreshë, të cilët pasuruan programin artistik me këngë dhe valle tradicionale, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë shpirtërore e kombëtare me trojet shqiptare.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, na nderoi me praninë e tij edhe pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Loris Castriota Skenderbeg i cili u shpall Qytetar Nderi i Kastriotit.
Mirënjohje të veçanta iu ndanë ushtarëve çlirimtarë që hynë të parët në qytetin tonë në ditën e çlirimit, si dhe personaliteteve e qytetarëve që me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në historinë dhe zhvillimin e Obiliqit.
Lavdi dëshmorëve të kombit dhe përjetë mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot.