Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës për procedim në mbledhjen e Kuvendit Komunal.
Nga kjo mbledhje i’u rekomanduan Kuvendit këto rekomandime:
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DPUKP me nr. 05-104/02-10071/26 për shfuqizimin e shpalljes/publikimit të Listës së Përgjithshme dhe të veçantë të Pronave të paluajtshme të Komunës – të planifikuara për dhënie në shrytëzim për vitin 2026.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së kryetarit të Komunës me nr. 02-104/02-11104/26 për subvencionimin e transportit publik në Komunën e Obiliqit.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DEFZH-së, për bartjen e buxhetit-të hyrat vetanake të pashpenzuara nga viti 2025 në vitin 2026.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, e paraqitur në mbledhjen e KPF-së për miratimin e Draft Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.03/2024 me të cilën është plotësuar dhe ndryshuar Rregullorja nr.02/2023 për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Obiliqit.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi dhe aprovimi i propozim-vendimit të kryetarit, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale për N.P.L “Kastrioti” Sh. A.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës Raporti financiar i shpenzimeve për periudhën Janar – Mars 2026.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DSHMS-së, me nr.08-104/02-10362/26 për inicimin e procedurës për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin Komunal të Obiliqit për organizimin e kujdesit dytësor shëndetësor në nivelin komunal.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shfuqizimi i vendimit të Kuvendit të Komunës me nr.01-060-01-6640-26 për kompensimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NPL ”Kastrioti” SH.A.
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shfuqizimi i vendimit të Kuvendit të Komunës me nr.01-060/01-6641/26 për kompensimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të Kompanisë KRM ”Pastrimi”.