Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Obiliqit u shpërndanë 65 dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta, në kuadër të festave të fundvitit.
Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, i cili përshëndeti të pranishmit, organizatorët dhe donatorët, duke i falënderuar dhe duke u zotuar se do të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët.
Ky aktivitet u organizua nga znj. Ganimete Aliu, Njësia për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, me mbështetje të OJQ-së “Ndihmo edhe ti së Bashku me Azen”.
Këto dhurata sollën gëzim dhe emocion tek fëmijët dhe familjet e tyre.Në këtë aktivitet morën pjesë nënkryetari i Komunës, z. Berat Gashi, kryesuesi i Kuvendit, z. Sami Ahmeti, si dhe drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Albertina Dedinca.