shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese, si dhe mbrojtjen e natyrës;
mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozimin e zonave të reja për mbrojtje, mbrojtjen dhe rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit;
mbledhjen e të dhënave të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave;
propozimin e masave për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së komunës, dhe kujdesin për zbatimin e tyre;
ndërmerrjen e masave për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit;
zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave;
mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore, si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj., të mirat natyrore publike, si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve, si dhe vlerat e veçanta, si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore;
zbatimin e përpiktë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit,
mbikëqyrjen e operatorëve të cilët veprojnë në territorin e Komunës, si dhe përputhshmërinë e aktiviteteve të tyre me standardet dhe normat për mbrojtje të mjedisit;
përgatitjen e rregulloreve për mbrojtje të mjedisit në territorin e Komunës,
përgatitjen dhe miratimin e Planeve mjedisore dhe programeve për Mbrojtjen e Mjedisit dhe kujdesin për zbatimin e tyre, si dhe të standardeve për mbrojtje të mjedisit,
hartimin e masave për mbrojtje të arsyeshme lokale, të natyrës, të cilat janë në përputhje me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore.
hartimin e masave që kanë për qëllim kontrollin e nivelit të zhurmës në territorin e Komunës.
mbajtjen e dhënave për të gjitha aktivitetet që prekin mjedisin, aplikimet për leje mjedisore Komunale, pëlqime mjedisore Komunale, etj.
informimin publik të qytetarëve mbi mjedisin, koordinimin me të gjithë faktorët dhe subjektet relevante, e në veçanti me shoqërinë civile dhe shkollat e institucionet tjera, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit,
sigurimin dhe mbështetjen, në realizimin e projekteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit,
kujdesin ndaj sipërfaqeve të gjelbëruara, mbrojtjen e atyre ekzistuese, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës,
hartimin e masave për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit mjedisor si dhe minimizimin e të gjitha aktiviteteve që paraqesin rrezik potencial për shëndetin e popullatës dhe mjedisit në përgjithësi,
promovimin e një sistemi integral për mbrojtjen e mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,
ruajtjen dhe mbrojtjen e zonave të veçanta natyrore, që janë në interes për Komunën dhe Kosovën në tërësi, si dhe kategorizimin e tyre,
mbrojtjen dhe ruajtjen në përgjithësi të florës dhe faunës,
çështjet tjera mjedisore dhe detyrat e aktivitete të caktuara me Ligjin përMbrojtjen e Mjedisit,
– Inspektimin në fushën e mbrojtjes së ambientit në mbështetje të ligjit përkatës