-Organizimin e jetës kulturore dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e kulturës,rinisë dhe sportit;
Harton plane për aktivitete kulturore ,rinore dhe sportive;
Menaxhon me objektet kulturore,rinore dhe sportive(hallën e sporteve);
Udhëheqjen me resurset kulturore lokale, duke përfshirë burimet e trashëgimisë kulturore dhe identifikimin e tyre;
Publikimin e shumës së buxhetit në dispozicion, për çdo vit, për përgatitjen e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, duke përfshirë paratë e granteve që janë në dispozicion të personave të kualifikuar, si dhe përpilimin e rregulloreve për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe caktimin e granteve;
Organizimin e shënimit të festave shtetërore dhe datave me rëndësi historike, kur kërkohet;
Organizimin e debateve për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit;
Mbledhjen e shënimeve faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport;
Bashkëpunim të ngushtë dhe raportim për punën e vet para Kryetarit të Komunës, Kuvendit të Komunës, komitetit përkatës, kurdo që kërkohet;
Bashkëpunim me drejtoritë në nivel qendror nga fushëveprimtaria përkatëse, dhe këshilltarët nga këto fusha;
Regjistrim të grupeve, klubeve, ansambleve etj.;
Mbështetje të aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive;
bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit me me OJQ e organizata të tjera,qytete dhe shtete tjera, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash, si dhe respektimin, përkrahjen dhe ndihmën ndaj asociacioneve, klubeve dhe shoqatave, si dhe zbulimin e individëve me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, religjioz, nacional etj.;
Ofrimin e institucioneve të veta, në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë parësore që kryejnë ato, por në raste emergjente edhe veprimtari të tjera);
Joshjen e investitorëve dhe kërkim të fondeve shtesë;
Organizim të debatve për zhvillim dhe avancim të rinisë, kulturës dhe sportit;
Kujdes për formacionet e tjera nga sporti, që nuk kanë hapësirë e kushte pune;
Bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në lidhje me reformat dhe kushtet që mund t’i kenë të rinjtë;
Menaxhon dhe kordinon punët në palestrën sportive;
Krijim të kushteve për kthimin e rinisë në vend dhe riedukimin e tyre;
Organizim të anketave, seminareve e trajnime të ndryshme, inkuadrim të të rinjve kosovarë në aktualitetrinore, evropiane e botërore;
Menaxhon bibliotekën e qytetit dhe bibliotekat tjera ekzistuese;
Përgatit propozime për miratimin ose ndryshimin e Rregulloreve sipas nevojës;
Inicion formimin e shoqërive kulturoro-artistike,klubeve sportive,organizatave rinore,shoqatave të nevojshm etj.
Detyra tjera që mund t’i caktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror