Kjo drejtori është përgjegjëse për:
Detyrat dhe përgjegjësitë në integrime evropiane;
Shërbimi i përkthimeve në gjuhët zyrtare;
Ligjshmërinë e punës së administratës Komunale, në përputhje me legjislacionin dhe aktet normative në fuqi .
Organizimi i logjistikës që përfshinë përgjegjësitë si:
Depon,arkivin,dhe shkrimoren,zyrën pritëse,shërbimin e kuvendit,
Postën ,menagjimin e pasurisë,
Mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë informative,mirëmbajtja e ueb-
Aplikacionit dhe futja e informatave në të.
Shërbimet që kanë të bëjnë me punët e Kuvendit dhe të ekzekutivit, siç janë: të gjitha punët rreth përgatitjes së materialeve të mbledhjeve të Kuvendit, të komiteteve dhe të Këshillit të Drejtorëve,
Shërbimet administrative lidhur me prokurimin – procedurat e prokurimit, bazuar në Ligjin mbi prokurimin;
Koordinimi i planifikimit të burimeve njerëzore përmes udhëheqësit e personelit të Komunës;
Mbështetje dhe ndihmë në zbatimin e procedurave;
Shqyrtimin si shkallë e parë, të ankesave të qytetarëve në procedurën administrative, me ç’rast rekomandon Kryetarit të Komunës përgjigjen që i duhet dhënë ushtruesit të ankesës,
Kujdesin për përgatitjen dhe mbajtjen e një inventari të mjaftueshëm, për tërë pasurinë e tundshme që posedon Komuna;
Përgatitjen e propozimeve të vendimeve dhe Rregulloreve Komunale, që i propozohen Kuvendit për miratim;
Përcjelljen e implementimit të Rregulloreve të Komunës. Ai/ajo do të përgatisë propozime për miratimin ose ndryshimin e Rregulloreve Komunale sipas nevojës;
Njoftimin e Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit, për çdo veprim të ndërmarr apo miratuar, që mund të jetë në kundërshtim me ligjin apo procedurat buxhetore, Rregulloret financiare apo rregullat e prokurimit, apo që nuk janë në pajtim me këtë Statut, apo Rregulloren e punës së Kuvendit;
Evidencën e deklaratave të interesave financiare të anëtarëve të Kuvendit Komunal, Kryetarit të Komunës dhe drejtorëve të drejtorive;
Mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë informatike etj.
Shërbimet administrative që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve për qytetarë: shërbimet e gjendjes civile .
Vërtetimin e dokumenteve në bazë të dokumenteve origjinale;
Të gjitha punët tjera në bazë të kompetencave të deleguara nga pushteti qendror .
Punët që kanë të bëjnë me organizimin e qytetarëve në lagje, fshatra, zyra të vendit dhe në bashkësi lokale.
Punë dhe detyra të tjera, që i caktohen me Rregullore, Statut, apo punët që i ngarkohen nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi i Komunës