Vazhdojnë aktivitetet në Komunën e Obiliqit në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Sot, Udhëheqësja e Njësisë Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, znj. Ganimete Aliu, në bashkëpunim me Strehimoren – Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Prishtinë, ka organizuar një aktivitet sensibilizues, ku u ekspozuan punimet e realizuara nga viktimat e dhunës gjatë qëndrimit të tyre në strehimore.
Aktiviteti u mbështet dhe u vizitua edhe nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtutjeshme dhe përkrahje konkrete për rastet e dhunës.
Ekspozita u vizitua gjithashtu nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it, shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte fuqizimi ekonomik i viktimave të dhunës në familje dhe rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbështetjes së tyre.