Sot, në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq, u mbajt Panairi i Ushqimit, një aktivitet i organizuar me shumë përkushtim nga Këshilli i Nxënësve të Gjimnazit “17 Shkurti”, me mbështetjen e nxënësve të SHMLP “Ismail Dumoshi”. Ky panair kishte për qëllim promovimin e ushqimeve tradicionale, kreativitetit të nxënësve dhe vlerave tona kulturore.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Drejtoresha e Arsimit, znj. Fitore Hashani, e cila shprehu mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin dhe punën e palodhshme të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Në emër të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, dhe në emrin e saj , znj. Hashani falënderoi drejtoreshën e Gjimnazit “17 Shkurti”, znj. Besa Gashi Dvorani, kryetaren e Këshillit të Shkollës, Olsa Sadiku, Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve dhe veçanërisht klasën e dhjetë me kujdestaren e tyre, znj. Merita Cakaj Agaj, për përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer të këtij panairi.
Drejtoresha e DKA-së falënderoi të gjithë nxënësit për energjinë dhe kreativitetin e treguar, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme për çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e shkollës dhe komunitetit tonë.
Së bashku për rini aktive dhe arsim cilësor!