Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan tema që lidhen me sigurinë publike dhe zhvillimet në Komunën e Obiliqit.
Mbledhja u hap nga Kryetari i Komunës, z. Xhafer Gashi, i cili prezantoi rendin e ditës, dhe pas miratimit të tij, u kalua në shqyrtimin e pikave si më poshtë:
Rendi i ditës:
1.Arsyetimi për mungesë
2.Gjendja e sigurisë në Komunën e Obiliqit
3.Të ndryshme
Gjatë diskutimit për gjendjen e sigurisë, përfaqësuesi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) theksoi se situata në komunë është e qetë dhe stabile. Në këtë rast, edhe Kryetari Gashi konfirmoi se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile, duke theksuar përkushtimin e Komunës së Obiliqit për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për stacionin policor dhe institucionet e tjera të sigurisë.
Kryetari Gashi, gjithashtu, informoi për zhvillimet aktuale në komunë, përfshirë asfaltimin e rrugëve, vazhdimin e brezit të gjelbër dhe projekte të tjera infrastrukturore që ndikojnë pozitivisht në sigurinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Në fund të takimit, Kryetari Gashi falënderoi të gjithë anëtarët e KKSB-së për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në funksion të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme në Komunën e Obiliqit.