Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës për procedim në mbledhjen e Kuvendit Komunal.
Në këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
- Arsyetimi për mungesë
- Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
- Shqyrtimi i kërkeses së Kryetarit të Komunës me nr. 02-020-01-7220-26 për Formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)
- Shqyrtimi i kërkeses së DAP me nr. 03-104-02-7222-26 për emërimin e Komisionit për përzgjedhjen e Këshillave lokale në Komunën e Obiliqit
- Shqyrtimi i kërkeses së DAP me nr. 03-104-02-7222-26 për themelimin e Komisionit të ankesave për shqyrtimin e ankesave lidhur me procesin e zgjedhjes së Këshillave të fshatrave
- Shqyrtimi i kërkeses së DAP me nr. 03-104-02-7222-26 për miratimin e Draft-Kodit Etik për zyrtarët e Komunës së Obiliqit
- Shqyrtimi i kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës për zgjedhjen e delegatëve që do të perfëqesojne Komunën e Obiliqit
- Shqyrtimi i kërkesës së Bajram Krasniqit, me nr. 01-070/05-0004974/26, dt. 19.02.2026 për rregullimin/zhvendosjen e rrugës në Plemetit
- Shqyrtimi i Kërkesës me nr. 01-070/05-0006422/26 – Zymer Morina për emërimin e shkollës fillore dhe çerdhes në Milloshevë
- Shqyrtimi i kërkesës së anëtarit të Kuvendit z.Mirena për orarin e kujdestarisë së barnatoreve në Obiliq
- Të ndryshme
Zyra për Informim, Obiliq.