Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorë, mori pjesë në ceremoninë përshëndetëse për profesorin Xhevat Sadiku, ku i shprehu mirënjohje për kontributin e tij në arsimimin e shumë brezave.
Xhevat Sadiku, arsimtar i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ka punuar 42 vite si mësimdhënës në arsim. Profesori Xhevat është shembull i përkushtimit dhe dashurisë për dijen dhe nxënësit.
Kryetari Gashi, falënderoi profesorin Xhevat për kontributin e tij dhe i uroi shëndet, mbarësi dhe një jetë të qetë e të lumtur në këtë fazë të re të jetës së tij.