Komuna e Obiliqit është duke realizuar një numër të madh projektesh infrastrukturore me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe sigurisë për të gjithë banorët.
Aktualisht janë duke u zhvilluar punime në këto zona:
Rruga “Hasan Prishtina” – rikonstruktimi i trotuareve dhe ndërtimi i shtegut për biçiklistë,
Dardhishtë – asfaltimi i rrugës,
Rruga “Ferid Curri” – rregullimi i trotuarit dhe asfaltimi i rrugës.
Këto punime mund të shkaktojnë zhurmë dhe pluhur përkohësisht. Për këtë, ju kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke besuar se përfitimet afatgjata do të jenë në të mirë të të gjithëve.
Ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj.