Sot në Sallën e Kuvendit Komunal të Obiliqit u mbajt promovimi i librit të autorit Fadil Curri, një aktivitet kulturor që mblodhi përfaqësues institucionalë, qytetarë dhe dashamirë të librit.
Gjatë promovimit u vlerësua rëndësia e krijimtarisë letrare dhe kontributi i autorit në pasurimin e jetës kulturore në komunën tonë. Të pranishmit patën mundësinë të njihen më nga afër me përmbajtjen e librit dhe mesazhet që përcjell autori përmes veprës së tij.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e leximit, duke theksuar rëndësinë e artit dhe kulturës për zhvillimin e komunitetit.