Eda Bunjaku, nxënëse e Gjimnazit “17 Shkurti” dhe lidere e grupit “Dritë në Heshtje”, përmbylli me sukses projektin në kuadër të “Promovimit të Vlerave Humane” me Kryqin e Kuq, përmes dorëzimit të posterëve edukues me gjuhën e shenjave në Komunë e Obiliqit, në Gjimnazin “17 Shkurti”, në Bibliotekë dhe në Shtëpinë e Shëndetit.
Posterët synojnë të nxisin ndërgjegjësim dhe përfshirje për personat me aftësi të kufizuara në të dëgjuar.
Falenderojmë diseminatorët, prof. Kastriot Sadiku e prof. Vlerime Hashani, si dhe drejtoreshën znj. Besa Gashi për përkrahjen.
Faleminderit Edës dhe grupit “Dritë në Heshtje”! Suksese në vazhdim!