Organizata CARE, në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zyrtaren për Barazi Gjinore, znj. Ganimete Aliu, ka filluar trajnimet pesëditore me një grup grash nga viset rurale të Komunës së Obiliqit.
Ky trajnim synon fuqizimin e grave përmes përgatitjes profesionale në fushën e agrokulturës, me fokus në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Gratë pjesëmarrëse do të përfitojnë njohuri praktike dhe teorike që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe mirëqenies së familjeve të tyre.