Njoftohen banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se rruga “Ferid Curri” në Obiliq, e cila ishte mbyllur përkohësisht për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit të koogjenerimit, tashmë është liruar për qarkullim.
Pas përfundimit të punimeve të parapara, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet.